Nesër derbi torinez, flet Maurizio Sarri

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur në prag të derbit torinez ndërmjet Torinos dhe Juventusit, raporton EkonomiaOnline.

“Nesër pres një Torino të motivuar dhe gati për betejë. Edhe pse nuk ndodhen në situatën e duhur derbi është derbi dhe për ta kjo ndeshje vlen më shumë se sa për ne. Duhet ta spostojmë ndeshjen në binarët e duhur duke ndjekur karakteristika tona. Do ta përjetoj me qetësi, edhe pse e di që nuk është ndeshje normale”, ka thënë Sarri.

Ai ka folur edhe për formacionin e mundshëm, ku padyshim se startues do të jenë Ronaldo dhe Paulo Dybala.

“4-3-1-2? Ky është formacioni që na përshtatet më së miri. Ronaldo dhe Dybala nuk janë sulmues me karakteristika prej anësori kështu që kur ata të dy janë në fushë zgjedhja më e mirë është ajo me trekuartist”, ka thënë Sarri nël një konferencë para gazetarëve.

E kur foli për boshnjakun, Pjanic, tha se nuk është i sigurt nëse do të luajë në këtë përballje.

“Pjanic nuk e di a do të jetë nesër sepse sërish ka kryer stërvitje veçmas grupit. Ramsey-n e kam parë mirë duke parë se sa pak është stërvitur me ne. Nuk e di se sa minuta mund të ketë në ndeshje. Zëvëndësuesi i Alex Sandro-s? Varet nga ndeshja, por në stërvitje kam provuar më shumë De Sciglio-n se sa Danilo-n”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme