Nga e marta Ministria e Infrastrukturës pritet të filloj dëgjimet publike për projektin e autostradës së Dukagjinit.
Dëgjimi i parë publik do të mbahet në Gjakovë, prej orës 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal, ku do të merr pjesë edhe ministri Pal Lekaj.
Ministria e Infrastrukturës fton qytetarët të përcjellin këtë aktivitet, në të cilën do të njoftohen me projektet ideore të kësaj autostrade.