Gjykata e Apelit në Colmar nesër pritet që të vendosë në lidhje me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Gjykata në Colmar do të vendosë lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, për, siç thuhet, “krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Seanca për rastin Haradinaj është caktuar për në orën 9.
Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.