Nesër hapet Panairi i Edukimit, ofrohen mundësi studimi jashtë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se nesër, me datë 12.03.2022, në orën 10:00 do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky panair shërben si mundësi për studentët kosovarë që të dalin për të studiuar në univiseritete ndërkombëtare.

“Panairi i Edukimit ofron mundësi të ndryshme studimore në universitetet ndërkombëtare dhe informata të hollësishme për kritere dhe specifika të universiteteve përkatëse”.

“Ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ëiseëord Kosova. Ju mirëpresim!”

Të ngjashme