Nesër marsh çiklizmi në Prizren për Ditën Botërore kundër kancerit

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Nesër më fillim nga ora 13:00, në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të organizohet marsh bicikletash, në kuadër të Ditës Botërore të luftës kundër kancerit.

“Programi ka për qëllim të parandalojë miliona vdekje që ndodhin në vit duke e rritur vetëdijesimin dhe duke edukuar për kancerin bashkë me ndikimin ndaj qeverive dhe individëve për të ndërmarrë veprime kundër kësaj sëmundjeje” thuhet në komunikatën e organizuesve të këtij marshi, OJQ “Marakli t’Biciklave”.

“Këtë Ditë botërore të luftës kundër kancerit ne si grupi me i madh i çiklistëve në Kosovë dhe jo vetëm, do pranojmë se angazhimi ynë për veprim do sjellë një përparim të fuqishëm në zvogëlimin e ndikimit global të kësaj sëmundjeje” thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme