Nesër mblidhet Kuvendi, ja çka do të diskutohet

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën plenare.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
  7. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 7 prill 2022:
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  4. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Të ngjashme