Nesër merret vendimi për 23 protestuesit në Kalimash

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:48 | Nga

Ndonëse ishte lënë për sot, Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit.

Shkak për këtë është bërë volumi i dosjes dhe numri i madh i të ndaluarve.

Kësisoj, Gjykata e Kukësit do të japë nesër në orën 10:00 masën për 23 personat e arrestuar.

Menjëherë pas ndalimit, kuksianët e arrestuar u sollën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku edhe protestat për dy ditë u zhvendosën aty, nga të afërmit e të arrestuarve, madje bllokuan edhe rrugën.

Ata ndodhen në dhomat e paraburgimit në Tiranë, ndërsa dosjet kanë mbërritur në Gjykatën e Kukësit.

Rikujtojmë se policia e Kukësit është ende në kërkim të 13 personave të tjerë pjesëmarrës në protestën e Rrugës së Kombit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme