Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Dita e pavarësisë, parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të kemi rritje. Kështu që nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008 kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës”, thuhet në njoftim.