Ministria e Infrastrukturës njofton publikun se nesër (e shtunë, 6 qershor 2020), për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.
Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.