Pamje se si u rrokullis kamioni ku mbeti i vdekur shoferi në autostradën “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni, të cilin po e voziste, u rrokullis.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:40 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete”.

Policia, prokurori dhe njësi të tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme