REL: Përfundimi i autostradës “Arbën Xhaferi” varet nga temperaturat

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Përfundimi i punëve në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë, varet nga ngritja e temperaturave.

Autostrada që lidh kryeqytetet Prishtinën dhe Shkupin, ishte paraparë të përfundonte në fund të këtij viti, por, në bazë të punëve në terren, lëshimi në qarkullim i kësaj autostrade mund të shkojë përtej këtij afati.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se në nevojiten edhe 21 ditë punë për asfaltimin e Urës se Kaçanikut, por që për realizimin e këtij procesi duhet të pritet ngritja e temperaturave mbi 5 gradë celsius.

“Autostrada Prishtinë-Shkup do të përfundojë me përmirësimin e kushteve atmosferike. Kanë mbetur vetëm 21 ditë në shtrimin e asfaltit në urën 407”, tha Kadriu.

Ura e Kaçanikut llogaritet ura më e gjatë në rajon, gjatësia e se cilës është 5733 metra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme