Nesër me datën 19.09.2019 nga ora 05:00 në mëngjes do të bëhet ndalimi i qarkullimit të të gjithë trenave në Republikën e Kosovës trenat e mallrave dhe trenat e udhëtarëve.
Njoftimi i plotë:
Sot me datën 18.09.2019 në ora 19:30 minuta, është mbajtur takimi i Kryesisë së SPH – Trainkos me Kryetarë të Shoqatave Sindikale, dhe merret vendimi i lartcekur, si pasojë e arrestimit/ndalimit të kolegut tonë, makinistit të trenit 4200 relacioni Pejë – Prishtinë) të datës 17.09.2019 nga Policia e Kosovës në mënyrë të padrejtë.
Me këtë arrestim nuk është duke u respektuar Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës si dhe Rregulloret dhe Udhëzimet e tjera administrative.
Kësisoj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që të bëhet lirimi në mënyrë sa më të shpejtë i kolegut tonë dhe të fillohet të respektohet Ligji mbi Hekurudhat e Kosovës.
Qarkullimi i trenave do të fillojë me lirimin e kolegut tonë nga Policia e Kosovës.