Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Kosovës të martën do të mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur dje.

Në njoftim thuhet se homazhet do të mbahen në holli e Kuvendit nga ora 10:00 deri në 12:00.

“Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme