Nesër promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Nesër në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në orën 14:00, promovohet libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin”, i autorit Musli Krasniqi.

Libri përmban intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, të realizuara nga autori në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.

Tema kryesore e librit është çështja e Kosovës, por edhe temat tjera trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi, me shtrirje në kohë të një harku gati tri vjet dhe në gjithë hapësirën gjeografike shqiptare. Në libër trajtohen edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.

Në panelin e diskutimit do të jenë Mehmet Hajrizi, Arsim Bajrami, Flakron Bexheti dhe Xhemë Karadaku, ndërsa do ta moderojë gazetarja e njohur nga Tirana, Rudina Xhunga.

Të ngjashme