Pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin në seancën e sotme, nesër para nisjes së vazhdimit të seancës do të ketë një protestë para Kuvendit, ku do të kërkohet nga deputetët që marrëveshja të ratifikohet.
Këtë protestë e ka thirrur Fondacioni i Kosovës për Inovacion.
“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione – iFOK, ftoj OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të Demarkacionit në Kuvend – për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.
Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për ditën e nesërme me fillim nga ora 10:00.