Nesër seancë e jashtëzakonshme për Agjendën e Reformave Evropiane

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:16 | Nga Medina Mehmeti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme. Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka njoftuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ka të bëjë me pakon e ligjeve që ndërlidhen me Agjendën e Reformave Evropiane (ERA).

“Do të kemi një seancë të jashtëzakonshme nesër me kërkesën e kryeministrit. Ka të bëjë me pakon e projektligjeve që lidhen me Agjendën Evropiane të Reformave”.

“Nesër do të udhëtoj drejt Finlandës. Posa të kthehem do ta kem një takim edhe në Bruksel dhe do të mundohemi t’i bindim edhe ato vende që janë skeptike për liberalizimin e vizave”, ka thënë Veseli.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/veseli-per-listen-serbe-spranojme-te-shantazhohemi-nga-askush-franca-skeptike-per-vizat/

Të ngjashme