Kuvendi i Kosovës ka vendosur që nesër të mbajë seancë për të diskutuar për ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ishte kërkesë e shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj fillimisht ka kërkuar nga Kuvendi që të diskutojnë në seancën e sotme plenare për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës. por është pajtuar që kjo të mbetet për nesër, në seancën e pasdites.Ai tha se kjo çështje është shumë e rëndësishme për ngjarjet që po ndodhin së fundi në Mitrovicë.
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se është dakordim edhe me kryeministrin që ky diskutim të mbetet për nesër, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, thënë se deputetët e partisë së tij e përkrahin këtë propozim.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajazaiti, ka përkrahur propozimin e atij të LDK-së Ismet Beqiri që në seancën e sotme të diskutohet vetëm çështja e buxhetit.
Kjo sipas Pajazitit do të ishte me më vend për shkak se deputetët do të kenë mundësi të fokusohen më shumë tek çështja e buxhetit.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar murin në pjesën veriore të Mitrovicës do të mbahet nga ora 15:00.