Nesër e (mërkurë), në Stand Tërg shënohet 30- vjetori i grevës historike të minatorëve, të cilët me 20 shkurt të vitit 1989, u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve në “Trepçë”, Shyqyri Sadiku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se nesër e (e mërkurë), nënë patronatin e kryeministrit të Kosovës, do të fillojë java e minatorëve.
“Nesër në Stan Tërg nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, do të shënojmë 30 vjetorin e krevës historike të minatorëvë. Pra, nesër fillon java e minatorëve dhe deri me datën 28 shkurt do të kemi aktivitete të ndryshme, me ç’rast dhe në qytetin e Mitrovicës me datën 28 do të zbulohet pllaka me emrat e të gjithë minatorëve pjesëmarrës të grevës”, ka thënë ai.
Sadiku e ka kujtuar si ditë historike dhe të rëndësisë nacionale datën e 20 shkurtit. “Unë e kujtojë atë ditë më shumë krenari dhe mburrje, ka qenë ditë kur kam filluar punën në ndërrim të parë dhe për tetë dite ne kemi hy në grevë urie, me 11 kërkesa politike , pasi ishim të revolutuar nga regjimi i asaj kohe. Lirisht mund të themi se nga ajo ditë kanë filluar të vihen dhe themelet e shtete ndërtimit të Kosovës, pasi me anë të asaj greve më pas u inspiruan dhe na përkrahën edhe studentët dhe profesorët. Jam krenar që i kam takuar ati brezi”, ka thënë Sadiku.