Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takime në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, të martën më 14 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në objektin e universitetit të Prizrenit do të mbahet ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në këtë temë. Po më këtë datë, duke filluar në ora 15:00, do të mbahet takimi informativ në Gjakovë, në Shkollën Publike të Muzikës.
Projekti i Binjakëzimit, pjesë e të cilit është kjo fushatë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partnerë mbështetës në emër të Bashkimit Evropian, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, departament i cili po implementon këtë fushatë vetëdijesimi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian.