Komisioni Qendror Zgjedhor nesër do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, do të bëhet në orën 11:00 të së martës, 30 prill.
Zgjedhjet në veri do të mbahen më 19 maj.