Anëtarja e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Nesrete Kumnova është alivanosur sot gjatë protestës kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë.
Ajo është alivanosur gjatë fjalimit.
Kjo protestë u thirr nga qytetarët e Gjakovës kundër vizitës së ish-banorëve serbë, pa u dënuar krimet e luftës që kanë ndodhur në këtë qytet.
Qytetarët po protestojnë me parullat “S’ka qetësi pa drejtësi”, “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet” etj.