Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion.
“E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem.
Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës.
Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim.
Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm.
Ai e ka cilësuar ndjekjen e tij penale si gjueti shtrigash.
Gjykimi ka nisur nëntë muaj më herët, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të masave kundër koronavirusit.
Në atë kohë, Netanyahu ka formuar koalicionin qeveritar me rivalin e tij në zgjedhje, Benny Gantz, por ai koalicion është prishur në dhjetor.
Si rezultat, Izraeli do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 23 mars – të katërtat të tilla në më pak se dy vjet.