Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pretenduar “fitore të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Partisë Likud.
Rreth 49 për qind e 116,000 anëtarëve me mundësi vote në këtë parti, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të enjten.
“Me ndihmën e Zotit dhe ndihmën tuaj, unë do ta udhëheq partinë Likud me një fitore të madhe në zgjedhet e ardhshme dhe do të vazhdojë të drejtoj shtetin e Izraelit drejt arritjeve të pashembullta”, ka thënë ai.
Rivali, Gideon Saar ka pranuar humbjen, duke thënë se ai do ta mbështesë Netanyahun në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në muajin mars në Izrael.
Votimi i brendshëm partiak është konsideruar provë për fuqinë që ka aktualisht Netanyahu, meqë përballet me akuza për ryshfet dhe korrupsion si dhe zgjedhjet e treta të përgjithshme brenda një viti.
Ai mohon akuzat duke thënë se janë të motivuara politikisht.
Në dy palë zgjedhjet e fundit, të zhvilluara në prill dhe shtator, as Partia Likud dhe as ajo Bardhë e Blu, nuk kanë arritur të formojnë qeverinë.
Netanyahu është lideri që ka shërbyer më së gjati në Izrael.
Një sondazh i publikuar në mediat sociale ka sugjeruar që ai do të fitojë më shumë se 70 për qind të votave.