Netanyahu: Siguria e Izraelit duhet të jetë prioritet në planin e paqes

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 15:09 | Nga

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ai tashmë ia ka bërë të qartë SHBA-së se shqetësimet e sigurisë së Izraelit, duhet të jenë prioriotet, derisa Shtëpia e Bardhë po rifillon procesin e paqes në Palestinë.

Komentet e Netanyahut erdhën pak pas raportimeve nga mediat e Izraelit se plani për paqe ishte duke u zhvilluar.

Në takimin e përjavshëm të kabinetit, Netanyahu tha se “kemi pasur shumë spekulime këtë fundjavë”, rreth përpjekjeve paqësore të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai refuzoi të komentonte, po vetëm shtoi se “pozicioni im në këtë plan do të jetë vendosmëria për interesat dhe sigurinë kombëtare të Izraelit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme