Manuel Neuer ende nuk ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin për një kontratë të re, shkruan revista gjermane “Kicker”. Kontrata e Neuerit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021. Ai dëshiron të vazhdojë kontratë deri në vitin 2025, por negociatat kanë stagnuar në javët e fundit. Manchester City dhe Chelsea janë duke u interesuar […]
Neuer ende nuk ka arritur marrëveshje me Bayernin për vazhdim të kontratës

Manuel Neuer ende nuk ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin për një kontratë të re, shkruan revista gjermane “Kicker”.
Kontrata e Neuerit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021. Ai dëshiron të vazhdojë kontratë deri në vitin 2025, por negociatat kanë stagnuar në javët e fundit.
Manchester City dhe Chelsea janë duke u interesuar për portierin gjerman. Spekulimet për të ardhmen e portierit gjerman po vazhdojnë.
Neuer 34-vjeçar gjendet te Bayerni që nga vera e vitit 2011, kur u transferua nga Schalke për 30 milionë euro.











