Edhe këtë vit obeliskut që u ngrit ditën kur u shpallë pavarësia e vendit iu ndryshua pamja.
“New Born”-i çdo vit merr pamje tjetër në prag të festës së pavarësisë.
E këtë vit nga obelisku janë rrëzuar dy shkronja, N dhe W dhe është shkruar me ngjyrë “No Walls” (Pa mure).
Sipas ideatorit të kësaj vepre, Fisnik Ismajli, kjo simbolizon rrëzimin e mureve.
“Kjo është edhe një shenjë proteste për t’i kundërshtuar muret që po ndërtohen në Kosovë”, ka thënë Ismajli, i cili është deputet i Vetëvendosjes.