Ismajli: Në burg ata që sulmojnë gratë, PDK-ja njihet për montime

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 17:13 | Nga

Ndaj sulmit ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli.

Në një postim në Facebook, Ismajli ka shkruar se koëhve të fundit si shpesh po sulmohen gratë e zyrtarëve. Sipas tij, duhet të burgohen ata që bëjnë sulme të tilla.

Ndërsa me një gjuhë të ashpër, Ismajli ka akuzuar PDK-në se mund ta ketë bërë sulmin për ta fajësuar Vetëvendosjen.

“Ju shquheni për procese të montueme, e dëshmi të rreme që fusin njerëz pa faj në burg. Ju shquheni për infiltrime protestuesish e provokime, për me e fajësue Lëvizjen.
Në asnjë rast nuk ka ndodhë që dikush i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ba gjeste tinzare, sepse na s’kemi prej kujt me fshehë asgja. Na nuk rrahim gra, por e promovojmë gruen në çdo moment në çdo aspekt. Na nuk jemi farë e fëlliqë sikur ju, me sulmue pas shpinde”, ka shkruar ai.

Ky është porstimi i plotë i Fisnik Ismajli:

Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue. E qesi tinzarësh pak si shpesh kohëve të fundit po sulmojnë gra zyrtarësh, e po iu kallin kerre, edhe çuditërisht hala nuk e zunë asnjanin. Këta njerëz duhet zanë e çue n’burg, jo veç për veprën e poshtër të sulmit, por edhe për përpjekjen që çdo herë me i dhanë ngjyrim politik këtyne akteve të dhunshme.
Këta zalloga s’janë burra. S’janë trima. Janë krijesa të poshtra, me qëllime të poshtra. Ju vjen dita edhe këtyne me u flladitë, edhe çdo e vërtetë me u zbardhë.
Shojcë: Sapo lexova që ai zalloga, zagari i Kadri Veselit e SHIK-ut, Uran Ismaili, i paska akuzue aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë gjest të ndytë. Ngo, zagar: ju shquheni për tinzarë, e për pizda prej njerëzish, që keni rrehë e vra njerëz me vjet të tana, jo Lëvizja. Ju shquheni për procese të montueme, e dëshmi të rreme që fusin njerëz pa faj në burg. Ju shquheni për infiltrime protestuesish e provokime, për me e fajësue Lëvizjen.
Në asnjë rast nuk ka ndodhë që dikush i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ba gjeste tinzare, sepse na s’kemi prej kujt me fshehë asgja. Na nuk rrahim gra, por e promovojmë gruen në çdo moment në çdo aspekt. Na nuk jemi farë e fëlliqë sikur ju, me sulmue pas shpinde. Na përballemi aty ku duhet me kë duhet, qoftë në Kuvend apo protestë, pa na ba u trembë syni, oj kuçkë prej njeriu!
Edhe, për fund, shumica e aktivistëve të Lëvizjes janë tuj u kënaqë në Jal qetash, midis Shqipërie, edhe kujt nuk i ha leshi se çka lehë ai zagari tjetër, Blerandi, sepse krejt e dijmë se kurrkush s’i beson send.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme