New York, 777 vdekje nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Shteti i Nju Jorkut raportoi sot 777 vdekje të reja, vetëm pak më pak se një ditë më parë, duke arritur një total mbi 7 800, sipas “The Guardian”.

Pavarësisht numrit ende të lartë të vdekjeve, guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo tha se shtrimet në spital po ngadalësohen dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë.

“Në mënyrë intelektuale e kuptoj pse po ndodh, por kjo nuk e bën më pak të lehtë pranimin”, tha ai duke iu referuar vdekjeve.

Në ShBA, numri i vdekjeve u rrit në 16 700, me afro gjysmën e tyre në shtetin e Nju Jorkut.

Të ngjashme