Amerika po përballet fuqishëm më koronavirusin ditëve të fundit. Në New York, 90% e njerëzve thuhet se janë të izoluar javën që lamë pas.
Kjo ka bërë që popullata të jetë e pakënaqur me këtë situatë dhe masat shtrënguese që ka marrë shteti.
Për këtë, është organizuar një protestë nga ballkonet, e ngjashme me protestat që së fundi janë organizuar në Prishtinë.
Me lugë, tenxhere e gjësende të tjera, banorët kanë shprehur revoltën ndaj shtetit duke protestuar secili në formën e vet.