Mesfushori Ibrahima Sissoko do të jetë përforcimi i parë i Newcastles në afatin kalimtar të janarit.
Mediumet angleze kanë njoftuar të mërkurën se Newcastle ka arritur marrëveshje me skuadrën e Strasbourgut për transferimin e Sissokos, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e 21-vjeçarit, Newcastle do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim derisa Sissoko do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2025.
Sissoko te Newcastle shihet si përforcim i duhur dhe është kërkuar me ngulm nga trajneri Steve Bruce.
Ai këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje te Strasbourgu në të gjitha garat kurse këtij ekipi i është bashkuar vitin e shkuar nga Bresti për dy milionë euro.