Nexhmedin Spahiu: Peticioni është e vetmja mënyrë që të kemi zgjedhje në veri

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka folur për Gazeta Blic, rreth çështjes së zgjedhjeve në komunat veriore.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Spahiu ka thënë se peticioni është e vetmja mënyrë që të kemi zgjedhje në veri, pasi që dorëheqja e kryetarëve nuk garanton që në zgjedhjet në veri të marrin pjesë serbët.
“Jo vetëm që është mënyra e duhur, por është e vetmja mënyrë që të kemi zgjedhje në veri, sepse mënyra tjetër dorëheqja e kryetarëve nuk na garanton që në zgjedhjet në veri marrin pjesë serbët, përsëri munden me hargju pare prapë, dhe prapë me pas të njëjtin legjimitet”.
Ai shtoi se, është e paligjshme t’i torturojnë kryetarët për dorëheqje, ndoshta ndonjëri prej tyre nuk dëshiron të jap dorëheqje.
“Ne nuk mund t’i detyrojmë këto dorëheqje, ndoshta ndonjëri prej tyre nuk dëshiron të jap dorëheqje. Thjeshtë neve nuk na lejohet me torturu, deri të jap dorëheqje mos me ja nda “dajakun” kryetarit kjo është e paligjshme, kështuqë çka në qoftëse nuk dëshiron, shumë thjeshtë. Andaj kjo është e vetmja mënyra e duhur”, tha Spahiu.

Të ngjashme