Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk do të largohen nga kryeqyteti spanjoll, duke thënë se ata janë parisienë dhe se do të qëndrojë në klub përgjithmonë.
E ardhmja e dy yjeve kryesore të PSG-së është e pasigurt për shkak se ende nuk kanë nisur bisedimet mes tyre dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjeve, të cilat iu mbarojnë verën e ardhshme.
Po ashtu, ka pasur thashetheme se Mbappe i ka refuzuar disa oferta deri tani për vazhdimin e kontratës.
Por pronari i PSG-së sheiku Al-Khelaifi, duke folur pasi skuadra e tij kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas triumfit kundër Barcelonës, këmbënguli se dyshja nuk do të largohet.
“Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe do të qëndrojnë në Paris përgjithmonë”, tha Al-Khelaifi.
Në lidhje me ndeshjen e së mërkurës, ai theksoi: “Është nder i madh të jesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kam harruar çfarë ndodhi para katër vjetëve. Do të mbetet në histori, por ne luajtëm dhe e rrëzuam një ekip madhështor të Barcelonës”.