Neymar e Kylian Mbappe do të mbesin te Paris Saint-Germaini edhe në stinorin 2020-21, shkruan “L’Equipe”, transmeton Koha.net.
Neymar është raportuar se mund të kthehet te Barcelona këtë verë për 150 milionë euro, ndërsa Mbappe është duke u kërkuar nga Real Madridi.
Mirëpo, gazeta franceze thotë se kriza financiare e shkaktuar nga pezullimet për shkak të koronavirusi do të ketë ndikim të madh te futbolli.
Të dy kanë kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2022, por Neymar ka lënë të kuptohet edhe më herët se dëshiron të kthehet në Spanjë.
Barcelona do të kthejë sytë nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ndërsa Real Madridi prioritet ka forcimin e mesfushës dhe në plane i ka Paul Pogban, Donny van de Beekun dhe Fabian Ruizin.