Të gjithë e duan Neymarin në Barcelonë.
I fundit që ka folur për një rikthim të mundshëm të Ney në Camp Nou është ish trajneri i Brazilit, Sylvinho.
Ai beson se 28 vjecari ka aftësi të jashtëzakonshme dhe e sheh atë duke e veshur sërish fanellën e Barcelonës.
Neymar u largua në vitin 2017 për PSG-në për 222 milionë euro, për të arritur te Topi i Artë, sepse nuk arrinte gjë me Lionel Messin në skuadër.
Mirëpo, në Paris e ka lënë nën hije talenti 21 vjeçar, Kylian Mbappe, duke prishur planet e brazilianit.
“Ai mund të luajë kudo që dëshiron”, tha Sylvinho për Goal.
“Kush thotë se ai s’do të kthehet në La Liga apo të ndërrojë skuadër dhe të luajë për ndonjë ekip tjetër. I vetmi që mund të bëjë gjithçka është ai. Kualitetet individuale të lojtarit janë … mamma mia! Ai është futbollist i shkëlqyer”.