Dani Alves ka paralajmëruar bashkëlojtarin te përfaqësuesja, Neymarin, duke i thënë që të ndalojë me sjellje të fëmijëve nëse dëshiron të respektohet nëpër botë.
Kritikat publike të drejtuara ndaj Neymarit nga Alvesi vijnë si befasi për faktin se ata të dy janë shokë të mirë dhe kanë luajtur së bashku te Barcelona e Paris Saint-Germaini dhe luajnë po ashtu te përfaqësuesja e Brazilit.
Por mbrojtësi me përvojë, që është emëruar kapiten i Brazilit pasi Neymarit iu mor shiriti në maj, nuk është frenuar, ndërsa ka biseduar për personalitetin dhe sjelljet e sulmuesit.
Duke folur për “SporTV Grance Circulom” në Brazil, Alves tha: “Neymar është person shumë i ndjeshëm. Ai preket nga shumë gjëra dhe nganjëherë shumë nga to janë të padrejta. Neymari ka ndjeshmërinë e një fëmije. Por ai nuk është fëmijë. Ai është burrë. Njerëzit duhet të nisin të mësojnë të respektojnë Neymarin. Por njerëzit të respektojnë vetëm kur e pozicionojnë veten. Neymari ka fituar në futboll dhe ai mund të flasë dhe të thotë se çfarë të dojë. Ka shumë që flasin, komentojnë dhe nuk kanë fituar ndonjë gjë. Për këtë arsye them se ai duhet të pozicionojë veten, pasi kur thonë ndonjë gjë për ty që nuk është e drejtë, pavarësisht nëse është Walter Casagrande apo ndokush tjetër, atëherë duhet të ngrihesh për vete”.