Telashe për Mauricio Pochettinon.
Kundër Barcelonës të martën në Champions League, me 16 shkurt, mund të mungojë ylli i skuadrës, Neymar Junior.
Ai u dëmtua të mërkurën në Kupën e Francës kundër skuadrës së nivelit të dytë, për çka edhe u fajësua Pochettino që e kishte futur në lojë.
Lëndimi nuk duket të jetë i lehtë, ai ka probleme me gjurin e majtë dhe gjatë ditës së sotme do të bëhen më shumë teste për të kuptuar nëse është e mjaftueshme koha prej pesë ditësh për t’u rikuperuar për ndeshjen e sezonit.