Futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar, shprehu bindjen se në ndeshjen e kthimit me Juventusin, nga i cili në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pësuan humbje me rezultatin 3-0, do të mund të eliminojnë ekipin italian duke marrë rezultatin e duhur.
Në një deklaratë për mediat braziliane, futbollisti 25 vjeçar Neymar tha se Juventusi është një klub i mrekullueshëm, por që ata do të mundohen të shkruajnë një histori të re të kthimit. “Ende nuk ka diçka përfundimtare. Nëse besojmë, mund t’ia dalim”, tha Neymar.
Ylli Brazilian tha se në një të tetën e finales në ndeshjen me Paris Saint-Germain (PSG) kanë qenë në një gjendje të ngjashme. “Edhe në ndeshjen me Juventusin kemi shans një për qind. 99 për qindëshi i mbetur përbëhet nga puna, besimi dhe qëllimet. Nëse çdo gjë shkon në rregull, mund ta kthejmë edhe ndeshjen me Juventusin. Unë besoj në potencialin tonë”, tha Neymar.