Neymar i përgjigjet zërave për transferimin e tij te Manchester United

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:55 | Nga

Sulmuesi brazilian Neymar, është shndërruar në krye lajm lidhur me të ardhmen e tij, pasi po spekulohet shumë për largimin e tij nga Paris Saint-Germain.

Braziliani që me kalimin e tij verën e kaluar nga Barcelona për te PSG shënoi rekord botëror në tregun e transferimeve, po përflitet tani se vetëm pas një sezoni mund të largohet nga Parisi, kurse dy skuadrat më të bujshme për blerjen e tij janë, Real Madrid dhe Manchester United.

Madje për “Djajtë e Kuq” së fundmi shtypi britanik raportoi se përfaqësuesit e klubit anglez, veçse janë takuar dhe kanë biseduar me babain e Neymar, i cili është një tifoz i Man.United, për transferimin e djalit të tij në “Old Trafford”.

Të njëjtat raportime flisnin për një shumë të lartë që United janë të gatshëm të ofrojnë për brazilianin, e cila kap shifrën prej 200 milionë funtesh dhe më një pagë vjetore për sulmuesin 26 vjeçarin, që është 30 milionë funte.

Mirëpo, pas gjithë këtyre spekulimeve, vet Neymar më në fund është deklaruar lidhur me këto lajme, duke thënë se vendimin për të ardhmen e tij, do ta marrë vetëm pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Neymar po ashtu deklaroi se, të gjithë e dinë arsyen pse ai u largua nga Barcelona për t’u transferuar për te PSG dhe se ndjehet i lodhur nga gjithë këto aludime e lajme, që kanë fokus të ardhmen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme