Superylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të operohet pas lëndimit në nyje dhe do të mungojë për dy muaj si pasojë.
Ndrydhja e nyjës dhe çarja në ashtin e pestë të këmbës së djathtë që i ndodhi asit brazilian në ndeshjes e së dielës kundër Marseille, mund ta vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës këtë verë, nëse rikuperimi i tij nuk shkon mirë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton Express.
Ndërkohë, sipas Globoesporte në Brazil, Neymar nuk do të jetë në gjendje të përballet ndaj Real Madridit më 6 mars dhe nuk do të rikthehet për PSG-në deri në maj, një muaj para fillimit të Kupës së Botës.
Ai do të mundë të paraqitet për PSG-në në ndeshjet e fundit në Ligë, si dhe në Ligë të Kampionëve nëse skuadra mbetet ende në garë.
Vendi apo doktori që do ta kryejë operacionin nuk është vendosur ende.