Neymar u bë vetëm lojtari i shtatë që arrin të realizojë tre het-trike e më shumë në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Neymar duket se është rikthyet në formën e tij më të lartë te Paris Saint-Germaini.

Ylli brazilian në çdo sezon ka vuajtur nga lëndime që e kanë lënë jashtë fushe për disa javë, mirëpo tani duket se është rikthyer në rrugë të mbarë.

Lojtari 28-vjeçar e ndihmoi skuadrën e tij që të kalonte fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke realizuar het-trik në fitoren e thellë ndaj Basaksehirit në këtë javë.

PSG fitoi 5-1 ndaj skuadrës turke, derisa dy golat e tjerë u realizuan nga Kylian Mbappe, e që kaluan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Me het-trikun e shënuar, Neymar është bërë vetëm lojtari i shtatë që kanë realizuar tre apo më shumë het-trike në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët me më së shumti het-trike janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi me nga tetë, derisa më pas vijnë edhe lojtarë si, Robert Lewandowksi, Mario Gomez, Filippo Inzaghi dhe Luiz Adriano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme