Neymari ka pranuar se nga Brazili është kërkuar të bëjë më shumë në ndeshjen kundër Kosta Rikës.
Brazilianët dështuan të tregojnë se janë favoritë të kampionatit kur barazuan 1 me 1 me Zvicrën të dielën mbrëma.
Kundër zviceranëve, Neymari me shokë e kishte të pamundur të tregonte formën më të mirë, por i kërkohet më shumë punë ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë.
“Shpresoj të luajmë lojë më të mirë sesa kundër Zvicrës dhe duam të fitojmë”, ka thënë Neymari.
“Duam të luajmë mirë. E kemi parë lojën e Kosta Rikës por e rëndësishme është që ne të luajmë lojën tonë”, ka shtuar ai.
Në krye të grupi E është Serbia që në ndeshjen e parë mposhti Kosta Rikën me rezultat 1 me 0.