Neymar është një gol larg që të ngjitet në podium si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit.
Pas golit në miqësore kundër Kroacisë, ku Neymari u kthye pas tre muajsh lëndimi, ai shkoi në 54 finalizime me Seleçaon, vetëm një larg legjendës, Romario, që ka shënuar 55 gola me Brazilin.
Para Romarios janë; Ronaldo, 62 gola dhe Pele 77, por Neymari thotë se nuk është duke menduar për rekorde…
“Nuk ekziston asnjë luftë që të bëhem golashënuesi më i mirë i Brazilit”, tha Neymar. “Mendoj se janë vetëm numra”.
“Ata janë idhujt e mi, që kanë qenë këtu para meje dhe përderisa flitet për idhuj, unë kurrë nuk do të bëhem më i mirë se ata”.
“Kështu që i respektoj të gjithë, Romario, Zico, Ronaldo, Pele… Sepse ata janë idhujt e mi. Është vetëm numër”, shtoi Neymari.