Braziliani është në sezonin e tretë të marrëveshjes pesë vjeçare me PSG-në.
Neymari do të detyrohet që të pranoj një pagë për 30 milionë euro më pak, për të ju bashkuar Barcelonës nga PSG-ja, raporton Mundo Deportivo.
Braziliani ishte shumë pranë kalimit te Barcelona gjatë verës së kaluar ndërsa ende shpreson që të rikthehet në Camp Nou, transmeton KOHA.
Por ai për ta bërë këtë, do të duhet të pranojë një pagë për 30 milionë euro më pak.
Neymari tani paguhet 50 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjen sponsorizuese me Bankën Nacionale të Katarit ndërsa Barcelona mund të ofrojë atij vetëm 20 milionë për sezon.