Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llamba halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1 shtatori.
Sasitë rezervë mund të vazhdojnë të shiten dhe dritat e vogla inkandeshente në pajisjet shtëpiake do të përjashtohen, por një përpjekje kontinentale për kalimin tek diodat që emetojnë dritë, LED-s, ka nisur dhe sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve, kjo do të zbusë ndjeshëm faturat e energjisë.
Dritat LED konsumojnë pesë herë më pak energji se llambat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona tonë emetime karboni. Aktualisht, llambat halogjene janë më të lira se dritat LED, por çmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë, transmeton tch.
Llambat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare, ka të paktën 10 llamba halogjene dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për tre apo katër orë në ditë, së paku.
Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimaterike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë është gjëja e duhur për t’u bërë.