Nga 1 shtatori, Lipjani me shkollë të re

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 18:05 | Nga

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se nxënësit e fshatit Mirenë, do të fillojnë mësimin në shkollë të re.

Me këtë rast, Ahmeti ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Shkolla e re gati për fillimin e mësimit. Nxënësit e fshatit Mirenë, vitin e ri shkollorë e fillojnë në shkollë të re. Urime!”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle, ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive dhe rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës, duke përfshirë edhe vendosjen e rrethojës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme