Nga 2 000 euro gjobë për të gjithë anëtarët e Bordit të ShSKUK-së që e shkarkuan Basri Sejdiun

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka dënuar me nga 2 mijë euro anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.

Siç tregon dokumenti i siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, arsyeja e këtij ndëshkimi është shkarkimi i kundërligjshëm i ish-drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

Xhevat Jakupi, Aida Rexhepi, Diana Dafota, Sadete Hadri, Agreta Gashi dhe Enver Gashi, janë gjobitur për moszbatim të vendimit të datës 21 korrik të vitit të kaluar, që i obligonte ta anulojnë këtë vendim.

Më 20 korrik të vitit të kaluar, Inspektorati i Punës kishte kërkuar që të anulohet vendimi i Bordit për shkarkim të Sejdiut, por këta të fundit nuk e kishin përfillur këtë vendim.

Ndonëse nuk e kishin zbatuar këtë vendim, Bordi ka drejtuar ankesë në shkallën e dytë të Inspektoriatit të Punës, për të cilën ky institucion e kishte refuzuar këtë ankesë.

“Vendimi i Bordit është në kundërshtim me dispozitat e nenit 70, paragrafi, 1.5, 1.6.1, 1.61. të anulohet vendimi i Bordit të ShSKUK-së, që mbanë datën 06.07.2020 për shkarkim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKUK-së, Basri Sejdiu”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e Inspektoratit të Punës.

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Sejdiu kishte filluar punën si drejtor i SHSKUK në vitin 2017 dhe e kishte mbajtur këtë pozitë deri kur u shkarkuar në mes të pandemisë, gjatë këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme