Ish-drejtori i ShSKUK-së: Shkarkimi s’më ka bërë dëm, kishim probleme me testimet

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 15:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka raportuar ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila ka pyetur Sejdiun se si janë përgatitur si ShSKUK-ja në mars kur vetëm  është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Të na tregoni lidhur me përgatitjet që ka marr ShSKUK-ja me pajisje në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mars të këtij veti. Si e vlerësoni bashkëpunimin që e keni pasur me ministrin e MSh-së”.

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu gjatë raportimit ka thënë se bashkëpunimi me MSh-në ka qenë një hallk që ka funksionuar siç duhet.

Tutje ai ka thënë se problem që janë ballafaquar kanë qenë testimet ku pacientëve të shtrirë ju është vonuar testimi.

“Menaxhimin e kemi filluar edhe pa u shpallur gjendja dhe rastet e para me Covid që ta na gjejnë të përgatitur. Ne kemi filluar të porosisim material shpenzues për tre mujorin e parë dhe të tretë që të vazhdohet menaxhimi më lehtë. Kontratat ekzistuese kemi dashur të shfrytëzojmë dhe për atë e kemi bërë prioritizimin e klinikave dhe kemi bërë dhoma të triazhimit, që si fillim të mbrohet stafi, kemi grumbulluar stoqe dhe në komunikim me MSh kemi parë që procedurat tenderuese vetëm po zvarriten”.

“Blerjet që i kemi bërë brenda ShSKUK-së i kemi bërë me buxhet të ShSKUK-së. Ka qenë një hallk që ka funksionuar dhe kemi punuar. Mjekimi intensiv i ka 12 shtretër për menaxhim të Covidit. Mjekimi intensiv qendror ka qenë i bllokuar në mandatin që e kam marr si u.d dhe kemi insistuar që të lëshohet mjekimi i ri intensiv, gabimi më i madh është që njerëzit të futen me Covid në gjinekologji. Problem kemi pasur edhe me testime sepse janë vonuar për pacientët e shtrirë”.

“Sa i përket kontratave ka menaxhuar MSh-ja dhe raporti me bordin, bordi ka ardhur vonë, por raporti ka qenë që do të sillemi në mënyrë miqësore dhe bordi është marr me auditime të brendshme, por kur e sheh që tash çka po ndodh që po kontrabandohet oksigjen se di ai bord ai e ka vendin”.

Mirëpo, Sejdiu pyetjes së Haxhiut iu është përgjigjur duke i thënë se qëllimi ka qenë sëbashku ta luftojnë pandeminë.

Ndërsa për shkarkimin ai është shprehur se nuk i ka sjellë asnjë dëm.

“Qëllimi im menaxherial ka qenë që së bashku me ec. Shkarkimi më kohë pandemie mua nuk më ka bërë asnjë dëm”.

Deputeti i LDK-së Ekrem Hyseni ka pyetur se ShSKUK a ka mundur t’i furnizojë klinikat me material mbrojtës.

“Sa shtretër i ka mjekimi intensiv qendror, u dashtë me ndryshuar mos me thanë që kanë qenë 27 shtretër. A keni pas mundësi në fillim klinikat mi furnizuar me material mbrojtës?”.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur se çfarë raporti ka pasur Sejdiu me bordin e ShSKUK-së.

“A është një depo e ShSKUK-së, dhe një e MSH, kush ka mengjur me kontratat, raporti juaj cili ka qenë me bordin e ShSKUK-së”.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së e ka pyetur Sejdiun se si e ka parë deklaratën e ish-kryeministrit Kurti kur ka thënë se janë në 10 minutat e fundit me pandeminë.

“Sa kanë qenë shpenzimet ditore për maska se kontratat që i kemi marr na cilat masa janë përdorur më shumë. Kur e keni pasur vizitën e parë të Kurtit, ku Kurti la thënë që jemi në 10 minutshin e fundit me pandeminë”.

Të ngjashme