Sejdiu paralajmëron padi: Shkarkimi s’ka të bëjë me vdekjet në QKUK

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 11:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se shkarkimi i tij nga detyra është përcjellë me shumë parregullsi, raporton Ekonomia Online.

E për këtë, Sejdiu ka thënë se do t’i drejtohet Inspektoratit të Punës dhe personat që sipas tij, e kanë njollosur emrin, do t’i padisë.

“Dje pa paralajmërim më sjell kanë vendim të shkarkohem. Është politik ndërsa arsyetimet është se asnjë vendim nuk lidhet me menaxhimin tim. Auditori i këtij viti konsiderohet si më të mirat që nga paslufta dhe nuk ka gjetje për keqmenaxhim”.

“Anëtarët kanë nënshkruar dhe kanë munguar, një i MSh-së dhe një tjetër ka munguar për shkak se ishte pension. Në fillim kam thënë se detyrën nuk e kam marrë si privilegj, por që të jap kontributin për pacientë dhe qytetarë”.

“Ankesë do të  bëjë dhe etiketimi nga një bord joprofesional nuk është diskutuar në mënyrën sesi do të menaxhohet pandemia”, tha ai, raporton EO.

“Nuk ka të drejtë askush qe nderin që e kam bërë më punë ta njollosë dikush. Do të bëjë ankesë në Inspektoratit të Punës dhe ata që më kanë njollosur do t’i padisë. Rezultatet e para i kam gjetur më një katrahurë, duke filluar nga hyrjet e shumë investime tjera”.

Sejdiu tha se me shërbimet shëndetësor dhe furnizimi me pajisje ka ndikuar që shumë klinika të funksionojnë.

Raportin e bordit të ShSKUK-së, për shkarkimit të tij, Sejdiu e quan joprofesional.

“Është raport tejet joprofesional dhe prandaj kam dëshirë që kolegët e mi ta mësojnë realitetin dhe të mos keq informohen nga ky bord”.

“Tash në kohë të pandemisë që kemi arritur ta menaxhojmë mirë dhe ajo çka kemi bërë sesi menaxhohet pandemia është se pacientet kanë ku të vijnë”, thotë ai.

Sejdiu ka thënë se shkarkimi i tij nuk ndërlidhet me vdekjet që ndodhën të dielën në QKUK, raporton EO.

“Fare nuk lidhet me këto vdekje. Vdekjet po ndodhin në tërë rajonin. Ajo çka ka ndodh të dielën një mjek ka dyshuar se vdekjet kanë qenë të dyshuara. Klinika është e stërmbushur me pacientë të rëndë. Unë mendoj se është dashur të thirret ndonjë menaxher”.

“Bombolat e mëdha janë të testuar dhe presioni i oksigjenit në asnjë mënyrë nuk ka rënë sistemi i oksigjenit”, thotë ai.

Sejdiu u shprehe se shkarkimi i tij ndodhi për shkak se njërin nga anëtarët e Bordit e ka zënë duke pirë cigare në sallë të operacionit.

“Është një bord që e menaxhon drejtorin. E kanë shkelur çdo etik të punës. Njëri nga anëtarët e bordit në sall të Kirurgjisë ka sabotuar punën, nuk i ka kryer detyrat e tij dhe kanë pësuar pacientët”.

“Aty e kam zënë duke pirë cigare dhe e kam dërguar në komision disiplinor për shkak se në ato vende të pihet cigarja për mua është e papranueshme. Janë të papranueshme për mua këto sjellje”, thotë ai.

Të ngjashme