Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe bizneset përreth rrugës “Fehmi Agani” se kjo rrugë do të jetë e bllokuar tërësisht për automjete, nga data 20 deri më 22 qershor, për shkak të asfaltimit.
“Pas intervenimeve të domosdoshme të bëra në rrugën “Fehmi Agani”, nga data 20 deri më 22 qershor kjo rrugë do të jetë tërësisht e bllokuar për automjete, ashtu që të përfundohet faza e fundit e punimeve, asfaltimi i rrugës.
Falënderojmë qytetarët dhe bizneset përreth për mirëkuptimin e treguar!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.