Nga 20 deri në 80 vjeç, kjo është mosha e pacientëve me Coronavirus në QKUK

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 07:29 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtrirë pacientë të të gjitha moshave, të prekur me koronavirus.

Infektologu Shemsedin Dreshaj tha se ka pacientë nga mosha 20 vjeç deri në moshën 80 vjeçare.

Infektologu i  QKUK-së, Dreshaj gjithashtu deklaroi se në këtë klinikë si pasojë e COVID-19, nuk ka të shtrirë ndonjë grua shtatzënë.

Duke folur për Klan Kosova lidhur me kapacitetet e Klinikës Infektive për përballimin e COVID-19, ai tha se nëse ngarkohen resurset përtej mundësisë së përballimit, atëherë janë profesionet tjera mjekësore që do të kycen në asistencë.

”Nëse ngarkohen resurset përtej mundësisë së përballimit, atëherë janë profesionet tjera mjekësore, të cilët do të kyqen në asistencë. Mjekësia mund të durojë si ka duruar me vite të tëra. Me vite të tëra shumë pandemi dhe epidemi i kemi tejkalu. Mendoj që edhe këtë pandemi do ta tejkalojmë e do të dalim faqebardhë.Ajo çka është për tu brengosur është një mosrespektim i masave nga popullata e gjerë: përdorimi i maskave dhe distance.Fatkeqësisht kemi disa raste që na kanë shpërthyer nëpër institucione shtetërore. Nëse dilni në shëtitore të rrallë janë personat që bartin maskën e të rrallë janë po ashtu ata që gjenden në lokale përbrenda.Në Klinikën Infektive janë të shtrirë pacientë të të gjitha moshave, nga mosha 80 vjeçare e deri tek mosha 20 vjeçe”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme